Shkon në 21 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë!

13:22 | 26 Prill 2020
L G

Edhe një person i prekur nga koronavirusi ka vdekur  në Kosovë. Kështu bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi për medie

Viktima sipas këtij njoftimi, është një 44 vjeçar nga komuna e Gjilanit.

Sipas MSH-së, deri më sot numri i të vdekurve nga koronavisuri ka arritur në 21 persona.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi. Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar./arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Klinika Infektive

Prishtinë, 26. 04. 2020

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme