Viti 2021 u mbyllë me 413 incidente të ndryshme në shkollat e Kosovës.
Kështu thonë nga Policia e Kosovës në një përgjigje për arbresh.info.
Nga policia thonë se çdo fillim të viti shkollor Policia harton dhe aktivizon Plane të ndryshme Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë.
“Nga 01.01. 2021, e deri me 31.12.2021, janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi. Policia e Kosovës në fillim të çdo viti shkollor harton dhe aktivizon Plane të ndryshme Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë. Po ashtu edhe nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventive në vazhdimësi realizohen projekte të ndryshme sensibilizuese dhe parandaluese në shkolla”, thuhet në përgjigjën e policisë.
Siguria në shkollat e Kosovës vazhdon të mbetet një sfidë papërballueshme, rasti i fundit ishte në një shkollë të Pejës, ku një nxënës u rrëzua nga kati i dytë.
Analisti, Leon Duhanaj thotë se, do të duhej që nëpër shkolla të kemi të angazhuar punëtor social si pedagog dhe psikolog të cilët mund t’i shërbejnë një kontrolli dhe përmirësimi të situatës.
“Tema e sigurisë në shkolla në thelb është tepër kompleks. Në fakt, të flasim për siguri absolute është praktikisht e pamundur. Rasti i nxënësit në Pejë, natyrisht duhet në radhë të parë të hetohet në detaje dhe të kuptohen shkaqet si erdhi deri tek fatkeqësia. Është fat i mirë që nxënësi ka shpëtuar dhe mund të ndihmojë në ketë proces. Për mendimin tim, do të duhej organizuar që mësimi për klasat e ulëta të organizohej në katet përdhes pasi që nxënësve të vegjël u mungon pjekuria e të kuptuarit të rrezikut dhe si të tillë, mund të ndodhë të zgjaten në dritare, apo edhe të hipin dhe të ndodhin aksidente.
Përveç kësaj ai thotë se, në shkolla ka qarkullim të drogave nëpër fëmijë që përbën shqetësim shumë serioz dhe të madh. Në lidhshmëri me ketë, edhe kriminalitetin është në rritje tek nxënësit e mitur.
“Apo edhe të mbrohen dritaret me grila, çfarë kishte qenë mirë të bëhej standard në të gjitha shkollat. Megjithatë, edhe përkundër dhembshurisë në raste të tilla, me që janë të veçanta, shqetësimi shoqërorë nuk duhet të jetë aq i madh, sa për dukuritë tjera negative, e që për fat të keq, janë shpeshtuar shumë nëpër shkollat e Kosovës. Kemi qarkullim të drogave nëpër fëmijë të shkollave e që për mendimin tim përbën shqetësim shumë serioz dhe të madh. Në lidhshmëri me ketë, kemi edhe kriminalitetin në rritje tek nxënësit e mitur gjë që shpreh degradim të nivelit të shoqërisë. Në këto pika do të duhej shumë me shumë që nëpër shkolla të kemi të angazhuar punëtor social si pedagog dhe psikolog të cilët mund t’i shërbejnë një kontrolli dhe përmirësimi të situatës, e që nënkupton se do të ketë me pak edhe raste të tilla, nëse kjo çështje ka lidhshmëri me çështje psikosociale”, thotë Duhanaj.
Se në shkolla duhet të shtohen profesionistë të fushave sociale, e thotë edhe psikologu Rron Kastrati.
Ai thotë se, siguria nëpër shkolla në Kosovë është ndonjëherë e paqëndrueshme.
“Qeveria e Kosovës në përgjithësi duhet të shtojë nivelin e lartë të sigurisë në shkolla veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Deri tani siguria nëpër shkolla në Kosovë është ndonjëherë e qëndrueshme por ndonjëherë e paqëndrueshme. Por po ashtu edhe duke kërkuar afrimin e shërbimeve nga profesionistët e fushave sociale dhe këtu duhet të jetë fokusi sepse një sociolog një psikolog, një pedagogë social një edukatorë këto do të shtojnë kapacitetet e nevojshme që ju duhen institucioneve shkollore. Institucionet duhet ti përveshin mëngët që të organizojnë vazhdimisht takime fokus grupe me akterët profesional të fushave sociale, ky është konkluzioni për të mënjanuar rrezikuar që u kanoset fëmijëve, dhe këto dukuri të mos na shfaqen”, thotë ai.
Ndërsa, sociologu, Shaip Hasani thotë se, për sigurinë në shkolla Policia e Kosovës duhet të jetë më azhure dhe institucionet.
“Për sigurinë në shkolla, do të duhej të ishte vetë shkolla dhe stafi i shkollës ti ndërmerr të gjitha masat për ti mbrojtur fëmijët nga çdo formë e keq bërjes që mund tu ju vij nga jashtë ose nga brenda për brenda sepse edhe aty ka struktura të papërshtatshme. Po ashtu edhe Policia e Kosovës duhet të jetë më azhure dhe institucionet sidomos institucionet gjykimit që të jenë më transparent për të gjithë ata që sjellin telashe nëpër shkolla. Në shkolla ka mundësi me pas një standardë”, thotë ai./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...