Shkollat në veri me aktivitete në ditën e zgjedhjeve, Kurteshi: Lojëra të Serbisë

14:34 | 17 Prill 2024
E.G

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi tha se duhet të ndiqet penalisht kushdo qoftë që pengon procesin e zgjedhjeve në veri.

Ai kërkoi qe kryetarët aktual e komunave në veri që të kërkojnë nga shkollat që të hapen atë ditë (21 prill), shkruan Arbresh.info.

Kurteshi në fjalën e tij tha se shkollat në veri të vendit kanë planifikuar aktivitete në ditën kur janë paraparë të mbahen zgjedhjet në veri.

Këto ai i quajti këto si lojëra të Serbisë.

Ai kërkoi që të njoftohet Prokurori dhe të hapen shkollat që janë në pronsi të Kosovës, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të u mundësohet votimi./Arbresh.info/

Të ngjashme