Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke vazhduar kompletimi i shkollave të Prishtinës me kënde të leximit, libra, teknologji informative si dhe kabinete për fizikë, kimi dhe biologji.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë vitit 2016 janë ndërtuar kënde të leximit edhe në 14 shkolla tjera, nga 12 sa fillimisht janë ndërtuar në vitin 2015, ndërkaq për vitin 2017 në procedurë të prokurimit janë edhe 33 shkolla për ndërtim të këndeve të leximit. Për vitet 2015 dhe 2016 janë dhuruar 19000 libra për këto shkolla.
“Sa i përket furnizimit me teknologji informative, gjatë vitit 2016 janë shpërndarë 90 kompjuterë, 60 llaptopë dhe 30 projektorë në 28 institucione arsimore. Vlera totale e tyre është 82,662.75 euro.
Ndërsa sa i përket kabineteve mësimore për lëndët kimi, biologji dhe fizikë, Drejtoria e Arsimit në tri vjetët e fundit i ka pajisur 102 kabinete në 32 shkolla. Vlera totale e këtij projekti është 323,384.52 euro”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...