Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se në shkolla do të shkojnë stafe mjekësore, qëllimi i të cilëve përveç kontrollit është edhe edukimi i fëmijëve për shëndetin, transmeton arbresh.info.
“Çdo javë në secilën shkollë do të shkojnë staf profesional mjekësorë, që do të kenë si qëllim në vete edhe edukimin e fëmijëve për shëndetin, e jo vetëm kontrollin apo intervenimin. Kjo nismë bëhet në mënyrë që t’i vetëdijesojmë nxënësit qysh në moshën e hershme për përgjegjësitë që kanë në raport me shëndetin ashtu, që t’i parandalojnë problemet eventuale shëndetësore në të ardhmen”, ka shkruar Ahmeti.
Ai tha se ky projekt është duke u testuar njëherë vetëm në 3 shkolla që më vonë të vazhdojë në të gjitha shkollat e Prishtinës.
“Fillimisht, projekti po testohet në 3 shkolla, meqë së shpejti do të nisin vizitat sistematike. Tutje, do të vazhdohet në secilën shkollë të Prishtinës, me të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.”
Postimi i plotë:
Mjekët në shkolla
Çdo javë në secilën shkollë do të shkojnë staf profesional mjekësorë, që do të kenë si qëllim në vete edhe edukimin e fëmijëve për shëndetin, e jo vetëm kontrollin apo intervenimin. Kjo nismë bëhet në mënyrë që t’i vetëdijesojmë nxënësit qysh në moshën e hershme për përgjegjësitë që kanë në raport me shëndetin ashtu, që t’i parandalojnë problemet eventuale shëndetësore në të ardhmen.
Secila Qendër e Mjekësisë Familjare do të formojë ekipe me nga dy persona, ku përfshihet një mjek familjar apo stomatolog dhe një infermiere apo asistente e stomatologjisë. Temat që do t’iu ligjërohen nxënësve nga ky staf profesional, do të përzgjedhen varësisht moshës që kanë nxënësit.
Fillimisht, projekti po testohet në 3 shkolla, meqë së shpejti do të nisin vizitat sistematike. Tutje, do të vazhdohet në secilën shkollë të Prishtinës, me të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës falënderon stafin mjekësorë për angazhimin maksimal në këtë drejtim, duke iu dëshiruar suksese në vazhdimin e këtij projekti.
Kjo po bëhet pas disa muajve përgatitje intentsive dhe trajnimeve të stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me ndihmën e OBSh-së dhe OJQ-së PEN, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...