Google ADS

Shkolla “Shtjefën Gjeçovi” kyqet në Termokos

11:12 | 27 Gusht 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se shkolla “Shtjefën Gjeçovi” është lidhur me sistemin e ngrohjes së qytetit, Termokos.

Rama me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo shkollë është duke u bërë institucioni i 23-të arsimor që lidhet me sistemin e ngrohjes së qytetit.

“Deri tani, kjo shkollë ka shpenzuar mbi 27,000 litra naftë, me një kosto prej rreth 34,000 €. E nga ky vit e tutje, shkolla jo vetëm që do të kursejë këto shpenzime, por gjithashtu do të eliminojë ndotjen e mjedisit nga përdorimi i naftës”, ka shkruar Rama.

Ai thekson se Termokos po e transformon Prishtinën në një qytet më të gjelbër dhe pastër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme