Në hyrje të jep përshtypje se është një objekt normal dhe jo më shumë probleme.
Po sa ta kalosh pragun e derës, ballafaqohesh me një pamje që të kujton vitet e ‘80-ta dhe nuk përkon me kohen në të cilën jetojmë.
Është kjo shkolla fillore “Ditët e Minatorit”, në Kishnicë jo larg Prishtinës.
Mure të qara, dysheme të vjetruar, një stufë e cila nuk është në gjendje që të ngrohë, janë pamjet me të cilat ballafaqohen mbi 100 nxënësit e kësaj shkolle të cilët vijojnë çdo ditë procesin mësimor.
Ndonëse është larg nga shkollat që shihen në televizion, këta nxënës të klasës së dytë duhet që përveç kushteve të renda të shkollës të ballafaqohen edhe me kurrikulat e reja në mësime.
Mësuesi Rrahim Veseli, thotë se është e vështirë që në këto kushte që i kanë të venë në funksion kurrikulat dhe reformat e reja.
“Kurrikulat e reja janë të mirëseardhura por ambienti është i papërshtatshëm për implementim. Ne nuk i kemi kushtet si shkollat e tjera, por ne kemi probleme të shumta nga nxehja e deri të problemet e tjera. Kurrikulat në shkollën tonë mbesin dytësore, sepse ne nuk i kemi as gjërat elementare, mua më duhet që dosjet e tyre t’i lë në hapësira të improvizuara, sepse ne këtu nuk kemi hapësirë. Ne nuk kemi as arsim parashkollor dhe ne mundohemi që në këto kushte të arrijmë një kapshmëri në mësimnxënie”.
Edhe Drejtori i kësaj shkolle Vezir Bytyqi, thotë se është vështirë që në këtë objekt të vijojnë mësimin mbi 105 nxënës.
“ Në këtë shkollë kemi mbi 105 nxënës, kemi edhe dy paralele të ndara në fshatrat tjera dhe punohet në dy ndërrime për shkak të mungesës së hapësirës. Ky objekt i cili i ka afro 70 vite atëherë është vendosur që në këtë objekt i ndërtuar për punëtorët e Minierës, të kthehet në shkolla shqipe. Dhe ky objekt nuk plotëson as një kusht të vetëm për të bërë procesin mësimor. Vështirësitë janë të shumta që nga hapësira e deri të kushtet dhe ka rrezik për nxënësit e shkollës, ne kemi nxënës me nevoja të veçanta dhe ky objekt nuk i plotëson as kushtet minimale”.
E kur flitet për reformat e reja dhe implementimin e tyre, në këtë shkollë, drejtori Bytyqi thotë se mbetet një luks për ta.
“ Është luks për neve që të implementojmë reformat dhe kurrikulat e reja. Kushtet që ne i kemi janë të pamundshme që ne të implementojmë mësimin ashtu si duhet”.
Se kjo shkollë nuk i plotëson as për së afërmi kushtet e një shkolle e tregon më se miri fakti se klasat e saj mbahen me shtylla për të mos u rrëzuar.
“Ndërtimi para 70 vitesh, ka bërë që shkolla fillore “Ditët e Minatorit”, këtu në Kishnicë të mos i plotësojë kushtet as për së afërmi. Madje stafi teknik këtu ka vendosur disa drurë për të mbajtur klasën që të mos bie”.
Kujtojmë se ditë më parë SBASHK-u, ka deklaruar se në vendin tonë po bëhet eksperimente më kurrikulat e reja, kur dihet se në shumicën e shkollave në Kosovës mësohet ende me shkumës, shpuze e tabelë të zezë.
E me këtë pajtohet edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Popovci.
Përmes një përgjigje elektronike ai është ka thënë se paraprakisht ministria duhet t’i sanojë problemet në shkolla e më pas të fillojë me implementim të kurrikulave të reja.
“Kosova ka një plan strategjik për arsim dhe parasheh rreth 240 masa të ndryshme për një reformë të sistemit, është fakt që ky plan nuk respektohet dhe prandaj nuk ka përputhje dhe vërejtjet e SBASHK-ut të analizohen dhe të bëhen përpjekje të kthehen në rrugën e planit për ndërlidhje të situatës në teren në mënyra që mos të ketë shpenzime të kota të projekteve. Kur është fjala të kurrikulat, bëhet fjalë për diçka që nuk është e përgatitur dhe mund të dëmtoj sistemin e arsimit. Për kurrikulat të reja duhet të nxirren tekste adekuate dhe gjërat e tilla për fat të keq nuk bëhen në Kosovë dhe zgjidhja e problemeve rrugës nuk është aleat i mirë për të arritur qëllimet e duhura”./V.Selimi/Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...