Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Kıvılcım Kılıç, Koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, z. Hasan Burak Ceran, dhe Drejtorin e Arsimit, z. Jonuz Salihaj, vizituan sot shkollën “Elena Gjika”. Ata panë nga afër punimet që janë realizuar për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle.
Më parë është investuar në 10 klasë të shkollës, kurse tani edhe 21 klasat e tjera, duke i përmirësuar kështu dukshëm kushtet e mësimdhënies dhe mësimnxënies brenda objektit. Përveç intervenimeve në dysheme dhe mure, të gjitha klasat janë furnizuar me inventar ri. Kurse, pjesa e jashtme e objektit mbetet e njëjtë, si objekt i trashëgimisë kulturore.
Falënderojmë organizatën TIKA dhe qeverinë turke, që vazhdojnë ta ndihmojnë Komunën e Prishtinës në projekte të ndryshme! Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit