100 nxënësit e fshatit Karaçevë e Poshtme në Komunën e Kamenicës, nuk kanë filluar sot mësimin në shkollën e tyre, “ Asllan Thaçi”.
Dyert e mbyllura të shkollës dhe fëmijët se bashku më prindër në oborrin saj janë pamjet që banoret e këtij fshati kanë dërguar fotot në redaksinëArbresh.info.
Selver Lenjani, përfaqësues i bashkësisë lokale në këtë fshat përmes një letre drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar shpjegim pse kjo shkollë ka mbetur e mbyllur sipas tyre më kërkesë të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastarti e Ministres Arbërine Nagavci dhe nuk është hapur sot ashtu siç të gjitha shkollat tjera në Kosovë.
Ndryshe nxënësit e brezit kufitarë në Kamenicë, fat të ngjashëm kanë pasur edhe vitin e kaluar.
Arsye për mbylljen e disa shkollave në këtë pjesë, sipas Kastrati është numri i vogël i nxënëseve por që kjo është kundërshtuar në vazhdimësi nga prindërit./arbresh.info/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji