“Shkojmë në zgjedhje kur të doni”

11:31 | 8 Tetor 2020
V. S.

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ka pasur një replikë të Shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimit dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Tahiri.

“Është e drejtë e secilit deputetë që të flas për zgjedhje, me kërku rrëzim të Qeverisë, ne kemi qenë në opozitë mbi 10 vjet e dimë këtë. Mirëpo sesi rrëzohet një Qeveri dihet”.

E Selimi i tha se kjo ishte një ofertë ekskluzive, pasi VV dëshiron që tani të shkojnë në zgjedhje.

“Na dha një  ofertë ekskluzive, tha shkojmë në zgjedhje kur të doni. Na qitash po dojmë. Nuk është rruga e vetme mocioni, ka edhe rrugë të tjera, është dorëheqja, që ju do të na linit pa tekst. Ama një ta dini që na jemi shumë të vendosur për me shku në zgjedhje”, i replikoi Selimi-Tahirit./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1328946074114747

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme