Shkoi te nëna për vizitë, gjakovarja thotë se u dhunua nga një burrë

09:34 | 11 Korrik 2022
A. B.

Një femër ka njoftuar policinë se para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, një burrë e kishte dhunuar.

Sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info

Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin i cili ka ndodhur në Gjakovë.

“Gjakovë 10.07.2022-22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme