Një qytetare e cila kishte shkuar me simptoma të gripit në Klinikën Infektive të QKUK’së, e më pas ishte izoluar për t’u testuar për koronavirus, ka tregoar përvojën e saj në këtë klinikë. Përmes një statusi në Facebook, Blerta Avdili, ka bërë të ditur se kushtet në QKUK janë tejet të rënda.
Avdili ka shpjeguar gjendjen jo të mirë të karantinës në të cilën ishte e izoluar.
“Mua m’i hodhën dy maska te thjeshta mbi një tavolinë të pluhërosur, me copa faculetash letre të ngjitura me një tutkall të panjohur. Letrat ishin të ilustruara pika-pika me myk të zi. Kishte edhe qime njeriu që ia jepnin gjithë sipërfaqes një dozë poezi. Në derën e dollapit të hekurt dhe përplot plloha të ndryshkut, e gjeta një portret të vizatuar me laps”, ka shkruar ajo.
Adili ka treguar se karantina në të cilën ishte vendosur ishte e pluhurosur, dhe se nuk kishte kushte elementare të pastërtisë.
“Ndyrësirat ishin antike. Të gatshme për UNESCO! Qesja ogurzezë e stampuar me shenjën e rrezikut biologjik, vezullonte nën dritën shëndetligë dhe ekonomike. Ulësja e tualetit ishte e thyer. Kutia e letrës së tualetit ishte një guaskë e zbrazët”, ka shkruar ajo.
Madje qytetarja ka thënë se duhej të priste edhe për rezultatin e analizave, pasi sipas mjekëve, nuk mund t’ia bënin analizat vetëm asaj, pasi do të kishte shpenzime të mëdha.
“Kanë kaluar katër ditë nga kur doktoresha më kishte thënë se duhej t’i mblidhte njëherë 7 mostra, të 7 pacientëve, para se t’i bënte analizat, sepse veç-e-veç, do t’i kushtonte shtetit më shtrenjtë. Unë isha pacienti i 5-të”, ka shkruar ajo në Facebook.
Statusi i plotë në Facebook i Blerta Avdilit:
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...
Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rival...
E dhimbshme, këta janë dy të rinjtë që u vranë sot në Klinë
Koha e keqe dhe ndikimi direkt në rritjen e shtrëngimeve të ...
Komandanti i KFOR-it dhe presidentja Osmani flasin për situa...