Një tjetër artist me famë botërorë do të organizojë festival dhjetë ditor në Prishtinë.
Ky është tenori, Ramë Lahaj, që po organizon Festivalin Ndërkombëtar të Operës, nga 21 deri më 32 korrik.
“Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë. Toka jonë ka shumë talent ndaj edhe i kemi dhënë hapësirë të veçantë Workshop-eve ( Punëtorive),” shkruan Lahaj në Facebook.
Sipas tij, festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenës ndërkombëtare.
“Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjithë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku”, shkruan artisti me famë botërore, Ramë Lahaj.
Ditë më parë u dha lajmi se nuk do të organizohet në Prishtinë festivali “Sunny Hill”, dhe artistja kosovare Dua Lipa ka vendosur ta mbajë në Tiranë./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...