Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili përmes një deklarate ka akuzuar krye-parlamentarin Kadri Veseli se “ka kërcënuar presidentin Aleksandar Vuçiq me mohimin e lejes për ta vizituar Kosovën”.
Ai madje përmes disa fjalëve që ia ka dërguar sot Veselit, i kishte thënë që të mos ndërmarrë ndonjë veprim kundër presidentit serb.
Përmes një prononcimi për Indeksonline, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Abulselami Shkodra ia ka tërhequr vërejtjen Stefanoviqit.
Sipas tij, Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat që Vuçiqi të kalojë në qetësi të plotë dhe pa ndonjë incident. Mirëpo, ai ka ftuar që të njëjtit të mos përgjigjen në mënyrë provokuese për të prishur rendin e qetësinë publike.
“I bëjmë të qartë se Institucionet e rendit kanë ndërmarrë të gjitha masat që Vuçiq të kalojë në qetësi të plotë pa ndonjë incident, mirëpo i njëjti nuk mund të na përgjigjet në mënyrë provokuese. Ai duhet ta dijë se institucionet e Republikës së Kosovës i përgjigjen çdo lloj situate që ka të bëj me prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. I tërheqim vërejtjen që i njëjti të mos i përsërit më deklaratat kërcënuese ndaj Kosovës sepse nuk kanë asnjë vlerë”, ka thënë Shkodra.
Ai gjithashtu, ka bërë thirrje që Vuçiqi gjatë vizitës në Kosovë t’i përmbahet kushteve duke u sjellë komforë fqinjësisë së mirë dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...