Zëvendësministri i Punëvëe të Brendëshme, Abduselamshkodra është takuar sot me zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës Mbretërore Norvegjeze – Z. Stein-Ivar Lothe Eide, Marta Gazideda- Menaxhere/Zëvendës koordinatore e programit të UNDP-së, Portfolio për Qeversije dhe Ndërtim të Paqes, dhe Alain Lapon, Menaxher i Projektit të të KSSP-së në UNDP ku kanë biseduar për Projektin për siguri kibernetike Luftimii krimit kibernetik – C3K.
Shkodra ka thënë se Projekti i Kosovës për Siguri në UNDP (KSSP). Projekti i Kosovës për Siguri në UNDP – është një projekt që ka ofruar mbështetje për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, për pothuajse 10 vjet dhe kjo jo vetëm në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, por edhe në kontekstin më të gjerë të fushave të tjera të sigurisë, siç janë: kontrolli i përdorimit civil të eksplozivëve, mbikëqyrja e sigurisë private, infrastruktura kritike, policimi i udhëhequr nga inteligjenca dhe policimi në komunitet, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, sigurinë kibernetike, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sigurinë.
Statusi i plotë:
Sot prita në takim zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës Mbretërore Norvegjeze – Z. Stein-Ivar Lothe Eide, si dhe Znj. Marta Gazideda- Menaxhere/Zëvendës koordinatore e programit të UNDP-së, Portfolio për Qeversije dhe Ndërtim të Paqes, dhe Z. Alain Lapon, Menaxher i Projektit të të KSSP-së në UNDP, bashkbiseduam për Projektin për siguri kibernetike Luftimii krimit kibernetik – C3K.
Në këtë takim të përbashkët me Ambasadën Mbretërore Norvegjeze, të organizuar nga partneri ynë kryesor në fushën e sigurisë- Projekti i Kosovës për Siguri në UNDP (KSSP). Projekti i Kosovës për Siguri në UNDP – është një projekt që ka ofruar mbështetje për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, për pothuajse 10 vjet dhe kjo jo vetëm në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, por edhe në kontekstin më të gjerë të fushave të tjera të sigurisë, siç janë: kontrolli i përdorimit civil të eksplozivëve, mbikëqyrja e sigurisë private, infrastruktura kritike, policimi i udhëhequr nga inteligjenca dhe policimi në komunitet, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, sigurinë kibernetike, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sigurinë.
Potencova, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Strategjisë së Sigurisë Kibernetike nën përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rëndësinë e këtij projekti të Sigurisë Kibernetike për ministrinë, për qeverinë, dhe për sigurinë kombetare të vendit. Ky projekt është në përputhje me vizionin dhe angazhimet tona për të ofruar një mjedis të sigurtë të hapësirës kibernetike duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike. Shpresojmë që kjo të arrihet përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë; posaçërisht me partnerët tanë, siç është projekti KSSPi UNDP-së, që kanë dëshmuar se janë të përkushtuar për të na mbështetur në rritjen e kapaciteteve tona dhe sigurinë në përgjithësi.
Krimi kibernetik është një nga format e krimit që është përhapur mjaft shpejt. Përderisa rritja e shpejtë e përdorimit të internetit dhe teknologjisë kompjuterike ka mundësuar rritjen ekonomike dhe sociale, një rritje e tillë poashtu ka krijuar më shumë rreziqe dhe dobësi dhe ka hapur mundësi të reja për veprimtari të ndryshme kriminale. Në Kosovë, përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është përhapur me shpejtësi që nga viti 2000 dhe TIK-u luan rol të rëndësishëm në të gjitha aspektet e jetës sonë. Përdorimi i i internetit në Kosovë është shume i lartë- rreth 84.5%, shifër e cila është e ngjashme me mesataren e përdorimit në Bashkimin Evropian (BE). Përdorimi i hapësirës kibernetike në Kosovë poashtu është i ngjashëm me tendencat e perdorimit në nivel global.
Ashtu si kudo tjetër, natyra ‘pa kufij’ e krimit kibernetik do të thotë që agjencitë e zbatimit të ligjit përballen me sfida në përgjigjen dhe reagimin efektiv – për shkak të barrierave në hetimin ndërkufitar, sfidave ligjore dhe diversitetit në aftësitë në mbarë botën. Edhe institucionet e Kosovës përballen me këto sfida. Për të trajtuar këtë lloj të ri të rrezikut në fushën e sigursisë, institucionet e Kosovës kanë miratuar në fund të vitit 2015,Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2016 – 2019.
Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike adreson çështjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës përmes këtyre objektivave strategjike:
Projekti për siguri kibernetike (C3K) që do të pezentohet sot është ndërtuar dhe hartuar duke marrë për bazë një numër takimesh konsultative me ekspertët tanë në MPB dhe Policinë e Kosovës, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen nevojave tona të menjëhershme. Si të tillë, ne mbështesim plotësisht zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në këtë projekt, sepse kjo do të ndihmojë qeverinë tonë për rritjen e sigurisë kibernetike me qëllim të adresimit të llojeve të reja të kërcënimeve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...