Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra, në konferencën treditore ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, që po mbahet në vend ka thënë se krimi kibernetik në nivel global sot konsiderohet ndër sfidat më të mëdha të sigurisë dhe privatësisë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se edhe Kosova si vend me shkallë të lartë të përdorimit të teknologjisë informative dhe qasjes në internet, është e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të krimit kibernetikë.
Ky është fjalimi i tij i plotë:
“Krimi kibernetikë në nivel global sot konsiderohet ndër sfidat më të mëdha të sigurisë dhe privatësinë. Ajo që e bën krimin kibernetikë ndër krimet më të rrezikshme dhe kërcënimin më serioz ndaj sigurisë dhe privatësinë si në nivel kombëtar ashtu edhe global është trendi i lartë dhe i shpejt i rritjes, krahasuar me krimet tjera, si konsekuence e hovit të madh të zhvillimit dhe përdorimit të teknologjisë. Sa më shumë që rritet varësia e njeriut në teknologji, aq më shumë rritet brishtësia e sigurisë dhe privatësinë së tij nga krimet kibernetike, dhe mundësia për të qenë i ekspozuar ndaj krimeve të tilla. Krimet kibernetike manifestohen në forma të ndryshme, si: shkelja e së të drejtës së autorësisë, vjedhja e informacioneve konfidenciale, krimet nga adoleshentët, trafikimi me drogë, trafikimi me njerëz dhe fëmijë, vjedhja e identiteteve, mashtrimi, etj. Mbrojtja nga krimet kibernetike, si dhe kërcënimi serioz i sigurisë dhe privatësisë nga krimet kibernetike, tani më ka hyrë në agjendën e prioriteteve edhe në nivel global.
Edhe Kosova si vend me shkallë të lartë të përdorimit të teknologjisë informative dhe qasjes në internet, është e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të krimit kibernetikë. Lloji i krimeve kibernetike që ndodhin më së shumti në Kosovë janë: vjedhja e të dhënave të llogarive bankare, vjedhja e të dhënave të sistemit bankar, si dhe krimet përmes ueb faqeve.
Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë trajtuar me prioritet kërcënimin nga krimi kibernetikë, duke iu përgjigjur këtij kërcënimi me hartimin e politikave nacionale për të adresuar këtë kërcënim. Pikënisja e qasjes institucionale për tu përballur me krimet kibernetike është aprovimi i Ligjit Nr. 03/L-166 për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetikë në vitin 2010. Ky ligj ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë me masa konkrete, parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve përmes sistemeve kompjuterike, duke ofruar mundësi për respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen privatësinë, dhe të dhënat personale. Gjithashtu, qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike 2016-2019, e cila ka vendosur orientimet bazë dhe parimet programore nacionale në luftën kundër krimit kibernetikë dhe mbrojtjen e privatësisë.
Me këtë strategji është synuar krijimi dhe përditësimi i legjislacionit dhe infrastrukturës përkatës, rritja e kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike, si dhe krijimi i mekanizmave veprues në luftën kundër krimit kibernetikë. Kjo strategji është në harmoni të plotë me udhëzimet e Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Rrjeteve dhe Informacionit (ENISA) dhe strategjitë e shteteve anëtarë të BE-së. Duhet theksuar se Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në rajon që kanë miratuar një strategji të tillë. Institucionet e Republikës së Kosovës në këtë kuadër kanë thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar me shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat kanë ofruar mbështetjen për institucionet e Republikës së Kosovës, si nevojë e domosdoshme për fuqizimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve për tu përballur me një kërcënim të ri për Kosovën, si ky i krimeve kibernetike.
Mbështetje kjo e cila vlerësohet lartë. Këshilli Shtetëror i Republikës së Kosovës për Siguri Kibernetike është anëtarësuar në koalicionin ndërkombëtar që udhëhiqet nga Qeveria Amerikane (Department of Homeland Security – DHS), Cyber Awareness Coalition STOP.THINK.CONNECT, si dhe anëtarësimi përkatësisht listimi i MPB-CERT në Trusted Introducer, ku gjinden të listuara shumica e CERT-ve ndërkombëtar”, ka thënë ai./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person