Google ADS

Shkodra: Humbja e Astrit Deharit, padrejtësi e sistemit të kalbur

12:10 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka reaguar pas publikimit të raportit të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.

Shkodra në rrjetin social facebook ka shpërndarë një postim të bërë tri vite më parë në të cilin ka shkruar se humbja e Deharit është padrejtësi e madhe ndërsa ka kërkuar hetim special për rrethanat e vdekjes.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk ka asgjë për të shtuar as sot.

“Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkudhëtarëve në rrugën e idealeve të Astritit për humbjen e një idealisti të pa shoq, padrejtësia e këtij sistemi të kalbur edhe njëherë na lëndoi si shoqëri, e pa pranushme dhe e pa bazuar në dispozita ligjore ishte masa e paraburgimit për Aktivistët, Hetim special për rrethanat e vdekjes”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme