Google ADS

SHKK viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë

19:33 | 14 Tetor 2020
L G

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), sot ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Stafi i SHKK-,së në krye me Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Republikën e Shqipërisë,  Agim Ismaili, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.

“Vizita për qellim kishte njohjen e praktikave më të mira të vlerësimit të të miturve, fushën e trajtimit të të burgosurve dhe çështjet më me rendësi për të dyja shërbimet tona”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani, së bashku me stafin e SHKK-së, vizituan Drejtorinë e Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite z. Selmani dhe stafi i SHKK-së u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, z. Agim Ismaili, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.

Vizita për qellim kishte njohjen e praktikave më të mira të vlerësimit të të miturve, fushën e trajtimit të të burgosurve dhe çështjet më me rendësi për të dyja shërbimet tona.
Z. Selmani dhe z. Ismaili u dakorduan të vazhdojnë në thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët.
Gjatë vizitës delegacioni i SHKK-së pati rastin të vizitoi Qendrën për të Mitur në Kavajë dhe Burgun e Fierit.

Të ngjashme