SHKK: Vdes një i burgosur në aksident trafiku derisa po shkonte në punë

15:35 | 30 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku sot ka vdekur i burgosuri, F.A.

Në postim thuhet se ai ishte duke u mbajtur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, prej ku kishte dalë në mëngjes për të shkuar në punë, shkruan Arbresh.info.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku  kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat. Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve”, shkruhet në postim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme