Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.
Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta.
Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./Arbresh.info/
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...
I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31 vjeçari në Elbas...
Kupa e Kosovës vazhdon edhe sot me 15 ndeshje tjera
Dy persona lëndohen në një aksident mes dy veturave në Suhar...