Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 26 maj 2020, i fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.
Po ashtu, sipas njoftimit të ShKK-së, se bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, do të fillojë punën në orarin e rregullt, transmeton arbresh.info.
Sipas këtij njoftimi, ShKK-së, thuhet se gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Në fund, në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.
Ky është njoftimi i plotë i Shërbimit Korrektues të Kosovës:
Njoftim nga SHKK
Prishtinë, 20 maj 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data 26 maj 2020, fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.
Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt.
Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./arbresh.info
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...