Google ADS

SHKK: Nga e marta, të gjithë punonjësi e burgjeve të dalin në punë, obligohen t’i zbatojn masat mbrojtëse

15:20 | 20 Maj 2020
Arbresh.info

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 26 maj 2020, i fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

Po ashtu, sipas njoftimit të ShKK-së, se bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, do të fillojë punën në orarin e rregullt, transmeton arbresh.info.

Sipas këtij njoftimi, ShKK-së, thuhet se gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Në fund, në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Ky është njoftimi i plotë i Shërbimit Korrektues të Kosovës:

Njoftim nga SHKK

Prishtinë, 20 maj 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data 26 maj 2020, fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt.

Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme