Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas votimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, për SHKK-më do të financohet Projekti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, ku vlera totale e projektit është 412 mijë e 924.
“Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, personat që kanë rrezik vetëvrasje dhe çrregullime akute, të përkohshme, mendore, trajtimi i varësive, trajtimi zëvendësues terapia okupuese dhe rehabilitimi, ku pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional. Institucioni do të mundësoj trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori të personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe partnerët ndërkombëtarë, do të punojnë në vendosjen, sistemimin dhe akomodimin për trajtimin e kësaj kategorie në bazë të nevojave dhe kërkesave të tyre, çdo herë duke u mbështetur në standarde të afirmuara ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.
“Për realizimin e këtij projekti, Shërbimi Korrektues i Kosovës, falënderon Ambasadën Amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, e veçanërisht Ministren, Albulena Haxhiu, për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme, falë së cilës projekti tashmë po realizohet”, thuhet në njoftim.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...