Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 84-vjeçarit të burgosur në Burgun e Dubravës.
Sipas njoftimit të SHKK-së, i ndjeri i kishte disa sëmundje dhe gjendja e tij shëndetësore ishte duke u keqësuar vazhdimisht.
Sipas njoftimit, ai së fundmi ishte vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër ovid-19, teksa ishte në trajtim edhe për hemodializë.
Ai vdiq sot në Spitalin e Pejës.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 10:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri R.Sh viti i lindjes 1937.
I burgosuri ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut tërë kohën si pasojë e sëmundjeve të rënda kronike të zemrës, mushkërive, sëmundjeve neurologjike, të prostatës, fytit, si dhe pamjaftueshmërisë së veshkave, sëmundje këto me të cilat ka ardhur në burg në fillim të vitit 2018.
Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, gjendja e tij ka qenë duke u përkeqësuar në vazhdimësi, ndërsa sot para se të nisej për hemodializë, gjendja e tij nuk ka qenë stabile, me urdhëresë të mjekut kujdestar, me urgjencë është dërguar në SP të Pejës, nën përcjellje të stafit mjekësor dhe me autoambulancë.
I njëjti është njëri ndër rastet për të cilët është kërkuar ndërprerja e dënimit për shkaqe shëndetësore, por nuk është aprovuar kjo kërkesë.
Gjatë kësaj periudhe është vaksinuar me të dy vaksinat antiCOVID-19.
Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit në burg, gjatë transportit e edhe në Spitalin Rajonal në Pejë, i burgosuri ka ndërruar jetë.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore. /arbresh.info/
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës