Përmes një komunikate drejtuar mediave, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ai ka qenë në vuajtje të dënimit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, i burgosuri me inicialet F. I”, njofton SHKK’ja.
Në komunikatë thuhet se përkundër përpjekjeve të stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut për reaniminim, ata nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.
“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë. Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit