Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka shkëputur kontratën për dhënien me qira të Kalasë së Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Vjollca Aliu nga ky Institut.
Aliu ka bërë të ditur se shkëputja e kontratës për dhënien me qira të Kalasë së Vushtrrisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme derisa sipas saj kjo gjë ka ndodhur pas takimeve dhe konsultimeve të shumta.
Dhënia e hapësirës së Kalasë për shfrytëzim si restoran kishte nxitur reagime të shumta të qytetarëve dhe organizatave të ndryshme që merren me mbrojtjen e objekteve të Trashëgimisë Kulturore. Madje për këtë ishin paralajmëruar edhe protesta.
Në ndërkohë Klan Kosova ka realizuar një storie gjatë ditës së djeshme duke pasqyruar disa nga kushtet e kontratës ndërmjet qiramarrësit dhe qiradhënësit, që në këtë rast është Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
Sipas kësaj kontrate që ka siguruar Klan Kosova, qiramarrësi do të paguante 200 euro në muaj për shfrytëzimin e hapësirës së Kalasë së Vushtrrisë derisa kjo pagesë do të fillonte pas dy vjetëve, me arsyetimin se ajo shumë do të investohej në Kala.
Poashtu në të njëjtin dokument përpos disa kushteve që më shumë ishin teknike, obligohej qiramarrësi që të mos pengojë vizitorët që duan ta vizitojnë këtë objekt historik.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...