Argumenti më i nxehtë i këtyre ditëve mbetet zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Pala kosovare flet për korrigjim të kufijve, kurse nga pala serbe nuk mungojnë zërat për shkëmbim territoresh.
Por a është ky një skenar i mundshëm?
Zërat pro dhe kundër i kanë bërë të ditur argumentet me kohë, por mbetet për t’u parë se cili do jetë qëndrimi i Uashingtonit dhe Brukselit.
Revista e njohur amerikane, Newsweek jep lajmin interesant: Sipas saj, komuniteti ndërkombëtar po konsideron zgjidhje që më përpara as nuk i merrte fare në diskutim.
Me fjalë të tjera, shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Serbia po synon qetësisht zgjidhjen e çështjes me një shkëmbim territoresh dhe propozimi nuk është përjashtuar plotësisht”, shkruan revista.
“Marrëveshja nënkupton që Veriu i Kosovës do të shkëmbehet për Luginën e Preshevës. Marrëveshja nënkupton që Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të dy vendet do afrohen më shumë me Bashkimin Europian”.
BEt ka folur me tone më të ulura sa i përket ndryshimit të kufijve.
Por interesant është pozicioni i SHBA.
“Shumë thonë se ideja e shkëmbimit të territoreve po fiton vlerësim në qarqet politike të Uashingtonit, madje edhe tek disa politikanë në Prishtinë. Sir Ivor Roberts, ish-ambasador i Britanisë në Jugosllavi, ka argumentuar publikisht se shkëmbimi i territoreve do jetë mënyra e vetme për të bindur Serbinë që të njohë pavarësnë e Kosovës.
Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesave tona për komente në lidhje me këtë propozim. SHBA ka kundërshtuar tradicionalisht ndarjen në rajon, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Donald Trump. Gjatë një interviste televizive në korrik, ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie refuzoi që të përjashtonte mundësinë që Uashingtoni të mbështeste ndarjen e Kosovës”.
Disa media ruse shkruajnë se shkëmbimi i territoreve ka qenë pjesë e diskutimeve mes Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...