Ditën e djeshme, më 25 maj, ka ndodhur një mosmarrëveshje në Komunën e Prizrenit, që ka çuar deri tek përdorimi i armëve të zjarrit, shkruan arbresh.info.
Nga Raporti i Policisë, mësohet se si pasojë e shkrepjes së armës, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë për të marrë trajtim mjekësor.
Arma është konfiskuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Raporti:
“Prizren, 25.05.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Shtohet fluksi në pikën kufitare të Qafë Thanës, bie sistemi...
Haradinaj i ngazëllyer nga mbështetja në Gjakovë
Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë ndërsa nisin ...
“Më vjen shumë keq për fëmijët”, Sara shpërthen në lot dhe p...
“Trump mund të jetë vendimtar në përfundimin e luftës”, Zele...
Dëbora deri në 40 centimetra në Kukës, në zonat e thella bëh...