Google ADS

Shkëlzen Gashi: Deklarata ime nuk qe arsye për arrestimet e ish-eprorëve të UÇK-së, e deformuan njoftimin e Prokurorisë Speciale

23:52 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Publicisti, Shkëlzen Gashi, njëherit ish-këshilltar politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka mohuar se deklaratat e tij ishin shkaktare në arrestimin e ish-eprorëve të UÇK-së.

Sipas tij një raportim i tillë është i pavërtetë dhe joserioz, meqë thotë se aktakuzat e Gjykatës Speciale, ishin përgatitur kohë më parë, njofton Klan Kosova.

”Është e vërtetë që një pjesë e mediave dhe më shqetësuese ishte se televizioni publik i Kosovës, e kishte deformuar deklaratën e Prokurorisë Speciale komplet”.

”Dhe kishte nxjerrë që deklarata ime ka bërë që ish-liderët e UÇK-së, të arrestohen nga Gjykata Speciale me seli në Hagë”.

”Gjë që nuk është e vërtetë, sepse deklarata ime nuk ka mundur të shërbejë si arsye për arrestimet e tyre në asnjë mundësi. Aktakuzat e tyre janë përgatitur me siguri shumë më herët se sa deklarata ime”.

 

Skandaloze: Prokurori i Specializuar e përdori deklaratën e ish-këshilltarit të Albin Kurtit për urdhër-arrestin ndaj krerëve të UÇK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme