Kushtrim Shaipi nga Koalicioni për Dialog Social ka thënë se shkeljet më të mëdha të sektorit privat janë të shumta.
“Gjysma e pagës i jepet kesh e gjysma në banka, ju mohohen pushimet vjetore, pushimet javore, festat zyrtare, i detyrojnë të punojnë 6 ditë në jave. Një sektor i cili është pozitë shumë të vështirë janë taksistët, dhe kjo pasi atyre, në ndërrimin e natës iu bie të ngasin nga 14 orë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, u shpreh Shaipi.
Alush Sejdiu nga BSPK tha se të shkelur janë edhe kamarierët në Kosovë të cilët, në masë të madhe, nuk kanë të drejtë pushimi ditor, javor, mujor apo vjetor.
E po ashtu, një problematikë tjetër në sektorin privat janë punëtoret femra shtatzëna, të cilave, sipas Sejdiut, u shkelen shumë të drejtat në punë.
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...