Planifikimi jo i mirë i të hyrave, mosverifikimi i pronave, shfrytëzimi i parcelave pa kompensim, mbulimi i pozitave me ushtrues detyre, vonesa në realizimin e projekteve, janë vetëm disa nga shkeljet që i ka bërë Komuna e Prishtinës për vitin 2017, gjetje këto që kanë dal nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditmit.
Komuna nuk kishte arritur të krye verifikimin e pronave të paluajtshme ashtu siç kërkohet me ligjin për tatim.
Janë gjithsej 73 mijë e 887 prona të cilat deri me tani nuk janë verifikuar nga komuna, shkruan Indeksonline.
“Nga gjithsej 97,408 prona deri më tani komuna ka arrit të verifikoj vetëm rreth 23,521 sosh. Procesi i verifikimit është krejtësisht i ngjashëm me atë të regjistrimit për veç se nuk rezulton me regjistrim të një pronë të re mirëpo me përmirësimin e shënimeve ekzistuese. Mos verifikimi i 1/3 të pronave mund të rezultojë me mangësinë e informatave të plota të pronës së tatueshme aktuale, me ndikimin e mundshëm që të hyrat e vlerësuara për tatimin në pronë të ulen”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Përveç kësaj, të paktën 37 parcela të ‘Zonës Industriale’ shfrytëzohen nga biznese pa asnjë kompensim ndaj komunës.
“Në vitin 2014 komuna kishte bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat që janë në pjesën e quajtur “Zona Industriale”9. Të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë, shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj komunës. Sipas Drejtorisë së Pronës në komunë, këtë vit ka filluar të shqyrtojë mundësinë e gjenerimit të të hyrave nga parcelat e kësaj zone Lënia e pronave komunale në shfrytëzim të bizneseve pa marrëveshje/kontratë dëmton të hyrat e komunës dhe rrit rrezikun që shfrytëzuesit të manipulojnë me ato prona”, thuhet në raportin e Auditorit.
Një e gjetur e cila vlerësohet se ka dëmtuar buxhetin, është detyrimet kontingjente të komunës.
Komuna e Prishtinës për çështje të ndryshme e cila ishte paditur nga palët e pakënaqura kap shifrën prej 6, 180, 290€ dhe këto ishin rritur për 1,283,225€ nga viti paraprak.
“Rritja e tyre dhe humbja e rasteve në gjykata (përmbarues) mund të afektoj buxhetin i cili është planifikuar të shpenzohet në projekte tjera. Niveli i lartë i detyrimeve kontigjente mund të përkeqësojë gjendjen financiare të komunës nëse vendimet përfundimtare të gjykatës do të jenë në favor të palëve paditëse”, thuhet në këtë raport.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për projektet, auditori vlerëson si negative punën e komunës për shkak të vonesave.
Për shembull, procesi i ndërtimit të Bulevardit mbi kurriz përveç që është përcjell me mangësi projektuese, ka pasur edhe vonesa të mëdha, transmeton Indeksonline.
Ky projekt, kontrata e të cilit është nënshkruar me 12 qershor të vitit 2015, ende tërësisht nuk ka përfunduar, ani pse është paraparë të përfundoj pas 180 ditësh.
“Projekti me vlerë 977,725€, për të cilin është nënshkruar kontrata me 12/06/2015 është paraparë të përfundojë pas 180 ditësh, dhe i njëjti nuk është përfunduar ende. Në shtator të vitit 2017 është ndërruar edhe menaxheri i kontratës, për tu zëvendësuar me një menaxher të ri i cili është duke pritur raportin e një komisioni për vlerësimin e punëve të mëparshme, pozicioneve shtesë, dhe me pas të vazhdojë me mbikëqyrje të projektit. Komuna nuk ka aplikuar penale, mirëpo i vetmi ndëshkim ishte tërheqja e vërejtjeve ndaj kompanisë. Po ashtu kompanisë i janë paguar pozicione të gjelbërimit edhe pse nuk kishte siguruar çështje”, thuhet tutje për këtë çështje.
Po ashtu, në planin e menaxhimit për kontratën “Ndërtimi i rrugës Barilev-Besi” është përcaktuar fillimi i punimeve si dhe kohëzgjatja e tyre në një afat prej 180 ditësh. Kontrata është nënshkruar në tetor 2015, ndërkohë që punët nuk kanë përfunduar ende. Sipas menaxherit të projektit, shkak për vonesën në realizimin e punëve janë problemet me shpronësime të cilat janë vënë në pah pas fillimit të punëve. Kjo si pasojë e nisjes së projekteve pa bërë shpronësimin e tokave që do të jenë pjesë e projektit paraprakisht.
Ndonëse, sipas ligjit për shërbim civil, në rast të pozitave të lira, ushtruesi i detyre nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj, në disa raste në komunë janë mbuluar për një kohë të gjatë.
“Në nëntë raste, me pozita menaxhuese, kemi vërejtur se ishin të mbuluara me UD, në një kohë relativisht të gjatë, disa prej të cilëve që nga viti 2015. Po ashtu, edhe zbatimi i rekomandimit mbi azhurnimin e dosjeve të personelit ende mbetet sfidues”, theksohet në raport.
Te pagesat e testuara të naftës për ngrohje, si pasojë e planifikimi jo adekuat, komuna ka bërë tejkalim të sasisë së kontratës. Në kontratën kornizë vlera e parashikuar vjetore për derivate të naftës për ngrohje dhe gjenerator është 30,000 litra. Megjithatë, vetëm në dy mostra është vërejtur se sasia e pranuar ishte 111,295 litra. Sipas komunës shkak i kësaj është zgjatja e procedurave të prokurimit për aktivitetin e ri si rezultat i ankesave dhe problemeve tjera procedurale. Po ashtu, përmes kësaj kontrate është bërë pagesa edhe për furnizim me derivate në vlerë 6,930€, pas skadimit të saj11.
Ndërsa, ekzekutimi i ulët lidhur me investimet kapitale është sfida kryesore me të cilën përballet komuna. Vetëm 57 % e buxhetit të kësaj kategorie është shpenzuar dhe çështja nuk është adresuar nga menaxhmenti në vitet e fundit edhe pse ajo është trajtuar në raportet e mëparshme të auditimit. Sipas komunës arsyet për një ekzekutim kaq të ulët të buxhetit lidhen me vonesat në realizimin e projekteve, inicimi dhe lidhja e kontratave me vonesë, dhe si rezultat i planifikimit jo të mirë të shpenzimeve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...