Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani javën e kaluar ka qëndruar në Tajlandë.
Dhe, në fotot e realizuara është vërejtur një detaj mjaft interesant ku sigurimi i Presidentes mbante në duar çantën e saj, shkruan arbresh.info.
Sipas njohësit të çështjes së protokollit, Tomor Avdiu, nëse pjesëtari i sigurisë së presidentes Osmani e ka mbajtur çantën e saj në dorë, kjo përbën një prishje të imazhit, sepse sigurimi dhe protokolli i kanë punët e ndara dhe kjo përbën një shkelje edhe më të rëndë se i pari.
“Stafi i i sigurisë, së Presidentes e njeh atë detyrë të ofrimit të sigurisë. Këta i kanë punët e ndara nga Protokolli, nëse ky është pjesëtari i sigurisë, kjo përbën një shkelje dhe një prishje të imazhit. E tërë çantat duhet t’i bartin stafi i Protokollit. Nëse ngatërrohen punët në mes të dy stafeve me urdhra, atëherë kjo përbën një shkelje dhe më të rëndë se i pari”, vlerëson Avdiu.
Arbresh.info ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Zyra e Presidentes se a do të ndërmarrin masa në lidhje këtë çështje, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Rikujtojmë se Ligji për Protokollin e Shtetin bën organizimin dhe realizimin e të gjitha angazhimeve protokollare të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, për të gjithë veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë vendit./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?