Megjithëse përdorimi i hapësirave publike për interesa personale është në kundërshtim me ligjin, kjo gjë nuk po i pengon aspak disa qytetarë.
Në Fushë Kosovë, në rrugën “Xhemail Mustafa” është prishur parkingu i një ndërtese, për t’u shfrytëzuar për interesa personale nga dikush që mban lokalet në katin e parë.
Qytetarët kanë shprehur shqetësim se nuk po kanë ku t’i lënë makinat, pasi parkingun i ndërtesës së tyre është prishur nga disa persona të papërgjegjshëm, për ta shfrytëzuar për biznes.
Ata kanë dërguar edhe fotografi në adresë të Indeksonline që dëshmojnë se janë hequr kubëzat dhe është rrethuar kjo hapësirë.
Për këtë, Indeksonline ka kontaktuar me komunën e Fushë Kosovës.
Të njëjtit kanë thënë se tashmë kanë konfirmuar rastin, dhe kanë thënë se pronari nuk ka as leje dhe as pëlqimin e organeve përkatëse për rregullimin e kësaj hapësire.
Po ashtu, ata kanë deklaruar se shërbimet e komunës kanë dalë në teren dhe se të njëjtit ia kanë ndërpre punën.
“Jemi në dijeni për problemin në rrugën “Xhemail Mustafa” dhe mund të ju informoj se shërbimet tona kanë dalë në terren dhe të njëjtit i kanë ndërpre punën pasi që pronari nuk ka leje dhe as pëlqim nga organet përkatëse për rregullimin e kësaj hapësire”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, duhet cekur se kjo nuk është hera e parë kur hapësirat publike rregullohen dhe shfrytëzohen për interesa të bizneseve të ndryshme, pasi këto keqpërdorime mund t’i hasim në shumë vende të Kosovës./Indeksonline/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...