Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka shprehur rendësin e këtij organizimi duke theksuar se Kosova i kushton rendësin kontrollimit të armëve dhe demonstron luftën për trafikimin e armëve.
“PK është dhe ka qenë e përkushtuar për sundimin e ligjit për qytetarët. Misioni tejkalon zbatimin e ligjeve, nxit bashkëpunimin për çdo qytetar te ndihet i lirë. Përkushtimi i tyre i palëkundur kanë luajtur rol esencial në këtë arritje.
Shkatërrimi i armëve thekson progresin e jashtëzakonshëm që e kemi bërë si shoqëri. Kjo thekson potencialin e ndaluar të dhunës dhe dëshminë se Kosova është e përkushtuar në zotimin e bërë për një zgjidhje të keqpërdorimit të armëve.
Thirrje për të gjitha institucionet që të vazhdojnë të punojnë së bashku që qytetarët të ndihen të sigurt dhe të jetoj i lirë”, tha Gashani.
Ndryshe Policia e Kosovës ka organizuar sot ngjarjen për shkatërrimin e armëve te konfiskuara.
Rreth 1 mijë armë ilegale do të shkatërrohen sot./Arbresh.info/
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur