Projekti më i madh i ndërtimit në Lindje të Mesme ka fshirë 1400 vite të historisë islamike. Shkatërrimi në fakt kishte nisur shumë më herët.
‘E kemi shndërruar të kaluarën tonë prej kohës së Ibrahimit me pompa nafte’, thekson ankueshëm një mekas, shkruan gazeta britanike The Economist.
Si guvernator i Mekës, Princi Khalid bin Faisal Al Saudi ia ka dalë t’i kompensojë dështimet e mëhershme. Ai e mori detyrën më 2007, kur erdhi nga krahina e Asirit, ku planet e tij për të ndërtuar blloqe kullash në qytetin Abha nuk ishin përmbushur sipas zotimeve.
Ai me sukses rrafshoi qytetin e vjetër të Abhas me shtëpitë tradicionale, që i zëvendësoi me shtëpi njëkatëshe. Kurrkund nuk u panë rrokaqiej. Tani, mbi ato që njiheshin si ballkone me grila dhe harqe të quajtura riwaq të qytetit të vjetër të Mekës, princi po mbikëqyrë projektin më të madh të ndërtimit në Lindjen e Mesme. Rrokaqiejt ia kanë marrë anën vendit më të shenjtë islamik, duke e shikuar prej së larti Qabenë prej graniti poshtë.
Po rrafshohen kodrinat që dikur ishin shënjuar me shtëpi të vogla të grave dhe shoqëruesve të profetit dhe të kalifëve të parë. Rrugë të reja po shihen prej rrokaqiejve. Magnatët lokalë po punojnë barabar me qeverinë në projektin e madh të ndërtimit.’Jabal Omar Development’, konzorciumi i familjeve të vjetra nga Meka, po investon qindra milionë dollarë për ndërtimin e kullave pesëdhjetëkatëshe në zonën e shtëpisë së kali¿t të tretë. Aq e vrullshme është shpejtësia e zhvillimit, saqë për njëfarë kohe, buldozeri ishte logo e qytetit të shenjtë.
Shkatërrimi, thonë zyrtarët, është çmim i pashmangshëm i zgjerimit. Më 1950, para se të niste gjithçka, pesëdhjetë mijë haxhilerë silleshin rreth Qabesë, zemrës së ritualit të haxhillëkut. Vjet u sollën 7,5 milionë sosh. Brenda tri vitesh, autoritetet shpresojnë ta dyshojnë numrin. «Nuk kemi tjetër zgjidhje», thekson Anas Sera¿, arkitekt dhe anëtar i bordit të ‘Jabal Omar Development’.
‘Qysh mund t’i pranojmë ndryshe miliona haxhilerë?’ Ka edhe viktima si pasojë e projekti të ndërtimit. Në shtatorin e vitit 2015, vinçi më i madh i lëvizshëm në botë ra mbi Xhaminë e Madhe, duke lënë të vdekur 107 haxhilerë. Por dy javë më vonë, më shumë se dy mijë haxhilerë vdiqën në tollovi, duke theksuar edhe njëherë rreziqet e mungesës së hapësirës.
Si gardian i Mekës, Mbreti Salman bin Avdel Aziz te rritja e numrit të haxhilerëve sheh prestigjin dhe përjatimin njëherësh. Sipas planit transformues qeveritar, të hyrat prej pelegrinëve do të rriten aq shumë, saqë do t’i bëjnë konkurrencë atyre nga nafta.
Miliarda po investohen në hekurudha, parkingje për tetëmbëdhjetë mijë autobusë për transportimin e haxhilerëve dhe për hotele për akomodimin e tyre, me ambiente me llambadarë të praruar. Harqet e praruara me ar të ‘McDonald’sit’ ndritin jashtë portave të Xhamisë së Madhe.
Aq e theksuar është fshirja e historisë, saqë shumëkush dyshon se familja mbretërore saudite është e vendosur t’i japë fund një detyre të nisur në shekullin e tetëmbëdhjetë kur prej zemrës së pa sunduar të Arabisë, Al Saudi dhe fiset aleate beduinë u çuan kundër osmanëve. Duke shpallur xhihadin, ata iu kthyen mënyrës së tyre puritane të islamit, të njohur me eufemizmin vahabizëm, duke kundërshtuar së pari sundimin multifetar të perandorisë, dhe pas rënies së Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore, kundër riteve të tjera islamike në gadishull. Si pjesë e fushatës për unifikim territorial dhe shpirtëror, të njohur si tauhid, pushtuan Mekën më 1924.
Kritikët e quajnë këtë maoizëm islamik. U shua përzierja heterogjene e riteve maliki, sha dhe zaidi; erdhi homogjenizimi va habi. Bashkë me veshjen bardhë e zi, ata detyruan gratë dhe burrat, respektivisht sunduesit, të ndryshonin edhe ambientin urban, duke hequr qafe të kaluarën. Ata zëvendësuan katër shkollat pranë Qabesë, nga një për secilën shkollë të islamit sunit, me një të vetme, duke vendosur ekskluzivisht predikues islamikë.
Ata predikuan bindjen e besimit shenjtor, duke shkatërruar faltoret që nderoheshin prej shiitëve dhe sunitëve të ngjashëm tradicionalë. Prej shumë vendeve të shenjta të qytetit, ka mbijetuar vetëm Qabeja. Tani shumëçka e ka marrë era, kanë nisur të mendojnë me hamendje mekasit, transmeton albinfo.
‘E kemi shndërruar të kaluarën tonë prej kohës së Ibrahimit me pompë nafte’, thekson ankueshëm një mekas. Sera, përfaqësuesi i kompanisë ndërtimore, po dizajnon një shtegtim virtual trashëgimie. Hartat përshkojnë rrugicat e qytetit joekzistues, duke theksuar fort shtëpitë e kalifëve të parë. Vëllai i tij ka marrë përmtimet për hapjen afër të galerisë më të mirë të arteve të Xhedës. Athua qeveria nën zëvendës princin e kurorës, Muhammad bin Salman, do ta mbështesë një element restaurimi?
Plani transformues që e ka lansuar vjet thekson potencialin turistik të Mbretërisë, dhe premton miliarda për projekte trashëgimie. Ministri i tij i informacionit, Adel Al Torai, ka kritikuar ashpër «radikalët dhe terroristët» për shkatërrimin kulturor. ‘Njerëzit dhe rajonet e bukura të mbushura me kulturë, muzikë, vallëzime dhe tradita janë shkatërruar të gjitha prej islamit politik’, ka deklaruar ai. Rikthimi i katër shkollave të Qabesë mund të jetë një qëllim i mbarë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...