Deklaratat se aktakuzat ndaj akterëve të caktuar politikë po bëhet me motive politike, do të dëmtojnë partitë në përgjithësi kur të vijë koha e zgjedhjeve.
Kështu thotë, profesori Milazim Krasniqi në një deklaratë për arbresh.info.
I pyetur rreth dëmtimit të LDK-së si parti nga akuza e fundit që ju është bërë nga gjykata drejtuar nënkryetarit të saj, Haki Rugovës, Krasniqi thotë se deklaratat mbrojtëse nga zyrtarët e LDK-së do të dëmtojnë më shumë partinë se sa vetë akuza.
“Ka pas deklarata të Isa Mustafës që thotë se arrestimi është politik. Prokuroria dhe Gjykata duhet të lihen të lira dhe nëse s’ka fajësi me siguri zotëri Rugova lirohet. Ndërhyrja në proceset gjyqësore është diçka që mund të lë shije të hidhur dhe s’do të duhej të japin deklarata se arrestimi është politik”.
Sipas Krasniqit përgjegjësia e akuzave është vetëm individuale dhe jo partiake.
“Unë besoj që përgjegjësia është individuale. Nëse Haki Rugova ka përgjegjësi për çka akuzohet ai para ligjit është si person jo si LDK. Ajo çka mund ta dëmtoj LDK-në në këtë rast është përpjekja e saj për ti bërë presion Gjykatës”.
E mos dëmtimin e partive në këtë rast, analisti, Fitim Salihu po e sheh për keqardhje.
Sipas tij, fatkeqësisht në as një aferë korruptive deri tash nuk është dëmtuar askush.
“Duke u bazuar në rastet e tjera të aferave të korrupsionit, lirisht mund të themi që, fatkeqësisht, në këtë vend nuk të dëmtojnë as aktakuzat, as dëshmitë publike për korrupsion. Së paku në terma afatshkurtër, në Kosovë është dëshmuar që një skandal korrupsioni nuk e dëmton një parti, ndonëse në terma afatgjatë mund ta dëmtoj akumulimi i shumë rasteve te këtilla të aferave korruptive”, u shpreh ai.
Kujtojmë se ditëve të fundit, shkak i aktakuzave janë bërë personat me ndikim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E fundit është aktakuza lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas Prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga Gani Rugova, vëllai i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova i cili është edhe nënkryetar i LDK-së./V.Selimi/arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...