Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovë, ka njoftuar se ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, Kushtrim Cukajn.
Sipas njoftimit për media shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë, shkruan arbresh.info.
Njoftimit i plotë:
Sot, më 22 maj 2020, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës, i themeluar në bazë të Vendimit të Qeverisë Nr. 08/25 të datës 17 prill 2020, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të lëndës, si dhe në bazë të kompetencave të tij, Komisioni Disiplinor mori Vendimin Nr. 575/2, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për Kushtrim Cukaj, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, për shkak të shkeljeve të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë. Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me keqadministrimin në lidhje me kontratat e lobimit, kontratat mbi qiradhënien e objektit për MIE dhe kontratat për marrëveshje të veçanta të shërbimeve në administratën e institucionit; shkaktimin e dëmit financiar ndaj MIE-së; shkeljen dhe mos-përfilljen e obligimeve që burojnë nga marrëveshja ndërkombëtare nga projekti Skema Profesionistët e Rinj; shkeljen e Kodit të Mirësjelljes në Shërbimin Civil; marrjen e masave disiplinore në mënyrë të jashtëligjshme ndaj stafit të MIE-së; mos-kryerjen e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor sipas procedurave ligjore; komunikimin joprofesional në raport me partnerët e jashtëm; si dhe refuzimin për të zbatuar vendimin administrativ të formës së prerë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...