Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka larguar nga detyra zyrtarin e kësaj ministrie, Ermal Kutllovci.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ai i kishte thënë jo procesit të furnizimit me produkte për Rezervën Shtetërore në Vitin 2022, shkruan Arbresh.info.
“Po unë jam ai i cili në vazhdimësi e kam kundërshtuar këtë proces me shkrim e jo verbalisht, duke e paralajmëruar në vazhdimësi Ministren Rozeta Hajdari, se veprimet dhe heshtja juaj karshi këtij procesi bien ndesh me ligjin bazë për Rezervat Shtetërore të Mallrave. Pra edhe përkundër kundërshtimeve të drejta (ligjore) e parimore, paralajmërimeve të njëpasnjëshme, kurrë në asnjë moment s’kam pranuar ndonjë shkresë zyrtare me të cilën së paku do tentohej të demantohet shqetësimi i shprehur qysh në fillim të këtij procesi”, ka shkruar Kutllovci në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e kishte kërcënuar.
“Ministrja, Rozeta Hajdari, çuditërisht më kërcënoj hapur para të gjithëve me fjalën (mbylle gojën), saqë iu drejtua me urdhër z. Daut Latifaj, zv.Sekretarit të Përgjithshëm dhe kërkoj inicimin e procedurës disiplinore. Ky zbatuesi i urdhrave përpos deficitit të lartë në aspektin profesional është caktuar zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr.06/L-113, Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, konkretisht Nenin 18, Paragrafi 5. I njëjti me paramendim vepron në kundërshtim me Ligjin Nr. 08/L-197 Për Zyrtarët Publikë, konkretisht me Nenin 59, Paragrafi 2, 3 dhe nënparagrafin 3.1. Për veprimet e tij të kundërligjshme e tendencioze, natyrisht se do të përballet me proceset e mëtejme ligjore”, ka potencuar Kutllovci.
Mes tjerash, largimin e tij nga puna ai e ka quajtur vendim politik./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...