Shkarkohet nga detyra Shkëlzen Gashin

15:12 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Gashi është shkarkuar nga detyra.

Këtë e bën të ditur Albin Kurti, ku thotë se deklaratat e tij patën pasoja shpërqendruese, dhe që është mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të tij, transmeton portali arbresh.info.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, thuhet në shkrimin e Kurtit.

Të premten, Gashi shokoi të gjithë duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK-së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme