Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” ka shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë Ibrahimi, i cili ka thënë se është shkarkuar me direktiva të politikës.
Ai ka thënë se arsyet të cilat i janë thënë kanë të bëjnë me pagat e punëtorëve, të cilat janë vonuar në muajin e fundit.
“Po e vërtetë, në vazhdën e fshesa se VV-së me erdhi radha edhe mua. shkarkimet politike vazhdojnë me direktiva të politikës. Arsyet që i kanë thënë kanë qenë për shkak të, gjoja si kam kry punët e mia si duhet dhe për shkak që si kanë marrë rrogat punëtoret, ju e dini që me çmimet që kanë ra në treg, ka qenë problem. Kërkesat politike nga ministria kanë qenë. Ne sot kemi pas me i marr subvencionet, që një javë janë tu më thirrë dhe sot kur ka pas me u egzekutu më në fund, ministrja, apo kabineti i saj, e ka kërku me u kthy prapa”, tha Ibrahmi..
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë