Shkarkohet drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, riemërohet drejtori i shkarkuar Hajrullah Saraqi

11:29 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana është shkarkuar nga pozita e drejtorit të këtij spitali.

Në vend të tij është emëruar si ushtrues detyre Hajrullah Saraqi.

Pllana ka deklaruar se vendimin e ka pranuar para dy ditësh, me arsyetimin se në Spitalin e Vushtrrisë nuk është menaxhuar mirë pandemia Covid-19, shkruan Arbresh.info.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij spitali, është riemëruar Hajrullah Saraqi i cili ishte shkarkuar para një viti nga ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu.

Kujtojmë se Spitali i Vushtrrisë ishte transformuar në spital Covid gjatë muajve korrik dhe gusht. Në këtë spital ka pas probleme me furnizim të oksigjenit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme