Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, ka thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behgjet Maliqi.
“Veglat politike të pushtetit, nën vëzhgimin e policisë, ndërhynë paligjshëm në Postën e Kosovës Njoftoj opinionin publik dhe të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës se sot Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike duke marrë vendim të paligjshëm dhe të pabazuar në asnjë fakt për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar, Behxhet Maliqi”, ka shkruar ai.
Ai thotë se përveç kësaj, rreth gjysmë ore pas fillimit të takimit, dhjetëra policë kanë shkuar para hyrjes së Postës dhe të tjera brenda Postës, pranë derës së zyrës ku mbahej takimi.
Sipas tij, Posta nuk ka ftuar policinë sepse nuk ka pasur asnjë arsye.
“Bordi dhe shefat e tyre kanë bërë veprim skandaloz me involvimin e Policisë brenda Postës duke shqetësuar punëtorët dhe duke dëmtuar imazhin e ndërmarrjes publike. Unë jam emëruar në këtë pozitë më 14 tetor 2019 përmes konkursit të rregullt publik dhe deri më sot as ky Bord as ndonjë organ apo institucion tjetër nuk ka gjetur as nuk mund të gjej asnjë veprim të dëmshëm ose joligjor, përveç punës përballë sfidave të mëdha me të cilat jemi përballur që nga dita e emërimit”, ka thënë ai.
Sipas tij, vështirësitë financiare të Postës së Kosovës datojnë që nga ndarja e Postës nga Telekomi i Kosovës (Vala) në vitin 2012.
“Ndërkaq, vitin 2019 e kemi përmbyllur me përformancë pozitive, përkatësisht me rritje prej 4 për qind, të të hyrave. Prejse jam zgjedhur në këtë pozitë nuk është bërë asnjë udhëtim zyrtar, nuk ka pasur asnjë shpenzim nga ana ime as nga pjesa tjetër e menaxhmentit. Po ashtu, nuk ka pasur asnjë punësim, kontratë mbi vepër, etj, por ka pasur ulje të mëtejme të çdo shpenzimi të mundshëm operativ. Përveç kësaj, ka pasur ngritje të vazhdueshme të të hyrave në Postë, në të gjitha kategoritë dhe të gjitha këto fakte i dinë edhe Bordi i përkohshëm”, ka thënë tutje ai
Maliqi ka deklaruar se paraqitja e virusit COVID-19 në Kosovë ka ndikuar edhe në Postë, por sipas tij, ata në asnjë moment nuk e kanë ndërprerë punën.
“Përkundrazi, me vetëmohim e sakrificë të të gjithë punëtorëve të Postës kemi arritur të ofrojmë shërbime në tërë Kosovën, edhe në qytete e fshatra në karantinë. E kemi bërë shpërndarjen rekorde të asistencës sociale për mbi 20 mijë përfitues pa asnjë incident të vetëm për çka na ka falënderuar edhe pushteti aktual. Që nga marrja e detyrës, së bashku me menaxhmentin kemi hartuar strategji dhe plane konkrete, shumë lehtë te realizueshme, që do t’i mundësonin Postës qëndrueshmëri afatgjate financiare dhe zhvillim në të gjithë sektorët. Strategjia dhe plani i janë dorëzuar edhe kësaj Qeverie dhe ne kemi pritur që të dërguarit e tyre politik përmes Bordit të përkohshëm të kryejnë punën e tyre duke aprovuar masat që do ta bënin Postën ndërmarrje publike profitabile. Mirëpo, kjo Qeveri dhe veglat e saj në këtë Bord vendosën të keqpërdorin fuqinë e pushtetit. Në takimin e parë me këtë Bord ata pa fije turpi erdhën me vendime të përgatitura në kuzhina partiake propagandistike. Duke marrë parasysh këtë, ne nuk mund ta cilësojmë ndryshe ndërhyrjen e sotme arbitrare, përveç se ky Bord ka vepruar me urdhra politikë e partiak duke mos u brengosur për ligje e procedura ligjore për qëllime propagandistike të rreme dhe përpjekje për përfitime të ulëta politike”, ka thënë ai.
Sipas tij, “ky Bord vasalësh tregoi se ka për qëllim të vetëm dëmtimin e Postës së Kosovës dhe punëtorët e saj. I paralajmëroj të gjithë të dërguarit politikë në këtë Bord dhe shefat e tyre të shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave, se ne do t’i padisim në institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës”.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj nga zemra të gjithë punëtorët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Postën e Kosovës me të cilët u përballëm me sfida të ndryshme por dolëm faqebardhë. Punëtorëve ju them se mesazhet tuaja që të mos pranojmë kurrfarë bashkëpunimi me të deleguarit politik të masave të dhunshme nuk i pranuam për hir të situatës së rëndë në të cilën ndodhet populli dhe shteti ynë. Me respekt,
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...