Alban Hyseni shkarkimin e drejtoreshës e lidh me dyshimet që kishte në të: Ndryshim, profesionalizëm, ndershmëri
Sot është shkarkuar drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjilanit, Selvete Sylejmani.
Pas shkarkimit të saj, Hyseni ka shkruar në Facebook, ku tha se “disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet”.
Ai njoftoi se konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit do të anulohet dhe kthehet në pikën zero.
Postimi i plotë:
Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë.
Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet.
Ju garantojmë për këtë.
Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë.
Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi.
Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush.
Ndryshim.
Ndershmëri.
Profesionalizëm./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...