Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet kryesore të anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e katërt të vitit 2016, rezultatet e së cilët tregojnë se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Sipas ASK-së, anketa ka pasur shtrirje në 584 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 465 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.
ASK thotë se ekonomitë familjare, të selektuara për anketim, përveç që kanë pasur një anketim, ato kanë pasur edhe tri rianketime sipas periudhës referuese.
Sipas tyre, ky publikim përmban të dhëna të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës.
“Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.3 %. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt (TM4) 2016, është 29.5%. Punësimi më i lartë është te meshkujt me 45.6%, ndërsa punësimi te femrat është 12.9%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetesor, me rreth 52 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë me 44%. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.1%, prodhimi me 12.9%, ndertimtaria me 12.5 % dhe arsimi me 9.8 %. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.9% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.1% kanë kontratë të përkohs hme. Sipas rezultateve të AFP-së në TM4 2016, shkalla e papunësisë është 28.7%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.3%, krahasuar me meshkujt me 26.9%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.2%. Sipas rezultateve të AFP-së në TM4 2016, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 58.7%, me fokus të veçantë te femrat me 80.4 %, krahasuar me meshkujt me 37.6 %”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë