Google ADS

Shkaku i Driton Selmanajt, drejtoresha e FIQ s’pranon të udhëheq një takim

10:51 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Drejtoresha e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), Dajana Berisha, ka bërë të ditur se nuk do të udhëheq panelin e dytë të takimit të Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile dhe për këtë ka dhënë një arsyetim.

Ajo ka refuzuar këtë pjesëmarrje pasi që në atë tryezë do të jetë i pranishëm zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili më parë kushte bërë deklarata në lidhje me personat e zhdukur, duke thënë se kjo temë tashmë është shpenzuar.

“Kurrsesi nuk mund të ulem në të njëjtën tryezë me të ashtuquajturin zv.Kryeministër të Republikës së Kosovës, i cili, me arrogancë politike, dhe mungesa të theksuar harmonie kognitive, mungesë të vetëdijes kombëtare e qytetare, i cili, për shkak të paaftësisë për te konkuruar me vision, ide zhvillimore e mbrojtje të të drejtave të viktimave dhe të humburve gjate luftës së fundit në Kosovë pretendon popullaritet mbi bazën e deklaratave të papërgjegjshme ndaj kategorisë më ndjeshme të shoqërisë sonë”, ka shkruar Berisha në komunikatën e lëshuar për medie.

Komunikata e plotë:

Të nderuar pjesëmarrës, kolegë,

22 Dhjetor 2020

Duke falenderuar organizatorët për ftesën për të drejtuar panelin e dytë të takimit të Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile ju njoftoj, se pas një analizë të kujdesshme, me plot përgjegjësi njerëzore, civile, profesioniste deklaroj, se kam zgjedhur të mos marr pjesë në takimin e sotëm të Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile për arsyet e meposhtme:

1. Kurrsesi nuk mund të ulem në të njëjtën tryezë me të ashtuquajturin zv.Kryeministër të Republikës së Kosovës, i cili, me arrogancë politike, dhe mungesa të theksuar harmonie kognitive, mungesë të vetëdijes kombëtare e qytetare, i cili, për shkak të paaftësisë për te konkuruar me vision, ide zhvillimore e mbrojtje të të drejtave të viktimave dhe të humburve gjate luftës së fundit në Kosovë pretendon popullaritet mbi bazën e deklarateve të papërgjegjshme ndaj kategorise më ndjeshme të shoqërisë sonë.

2. Refuzoj të diskutoj përfshirjen e shoqërisë civile në politik-bërje zhvillimore me një individ, si Z. Selmanaj, që pretendon se qëndron mbi çdo viktimë dhe të humbur, fëmijë apo shqiptar i rritur, për shkak të inteligjencës së tij të dëmtuar prej vetë-kënaqësisë.

3. Ashtu sikurse dhe në të kaluarën FIQ mbetet i përcaktuar, që niveli dhe natyra e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile të jenë parimore dhe të udhëhequr nga nevojat, prioritetet dhe respektimi i kërkesave të qytetarëve mirëpo për fat të keq Z. Selmanaj jo vetëm që nuk i përfaqëson këto vlera, por përkundrazi i ka nëpërkëmbur dhe injoruar ato.

Dajana BERISHA

Drejtore Ekzekutive

Forumi për Iniciativë Qytetare – FIQ

Të ngjashme