“Përplasjet” deklarative ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit, Avdullah Hoti, nuk shërbejnë Kosovës. Shoqëria civile kritikon formën e komunikimit publik të Presidentit dhe Kryeministrit ditëve të fundit, në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe.
Marrëveshja e Asociacionit është arritur në vitin 2013, ndërsa parimet janë vendosur në një dokument tjetër të nënshkruar nga palët negociatore në vitin 2015.
Të dy dokumentet janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, negocimin e së cilave e ka udhëhequr Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për arbresh.info se shoqëria civile kërkon një politikë më serioze dhe të matur që koordinimet ndërinstitucionale të bëhen dhe mos të kthehen në këto retorika publike politike në mes të institucioneve.
“Asociacioni nuk duhet të formohet ndryshe përveç ashtu qysh e parasheh statusi dhe, duhet të ketë bashkërendim mes Presidentit e Kryeministrit e mos të ketë përplasje që duket se po shkojnë përtej interesave shtetëror e po politizohen gjithë kohën”, deklaron Krasniqi.
Sipas analistit, Shkodran Ramadani, kjo vjen edhe si pasoj e faktit që dialogu po zhvendoset në Bruksel, gjë që Presidenti se ka parë si të mirëseardhur andaj kanë filluar këto përplasje verbale mes Presidentit e Kryeministrit.
“S’besoj se është për politika të brendshme. Deri tash këta kanë qenë me një anë derisa partitë kanë qenë në tensione”, vlerëson Ramadani.
Derisa presidenti Thaçi e quan “të rrezikshme” një marrëveshje tjetër në lidhje me asociacionin, kryeministri Hoti thotë se ata që po flasin janë të pa informuar.
Sipas Presidentit, hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës.
“Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e Presidentit.
E i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Avdullah Hoti.
“Ata që po flasin nuk kanë informacion, dhe negociatat në Bruksel nuk janë të rrezikshme. Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin”, ka deklaruar Hoti. /V.Selimi/arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024