Gazetari Klodian Tomorri ka thënë se është kontaktuar nga ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në lidhje me premtin e tij për donacionin e 1 milion eurove për Shqipërinë.
Ai ka thënë se Pacolli ka gati donacionin por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.
“Behgjet Pacolli, ish ministri i jashtem i Kosoves thote se ai e ka gati donacionin qe ka premtuar per termetin ne Shqiperi, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike”, ka thënë ai.
Sipas tij, Pacolli i ka dërguar të gjitha takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare por kjo e fundit nuk ka gati projektin hapsinor për ndërtimin e banesave.
“Zoni Pacolli më ka kontaktuar dje, pas një shkrimi për donacionet duke më nisur të gjithë korrenspodencën dhe takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare për këtë çështjem ku ka shprehur shqetësimin për vonesat dhe ka kërkuar përshpejtimin e procedurave. Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapsinor të kontraktuar në Itali që do t’i hapte rrugë nisjes së ndërtimit të banesave”, ka thënë Tomorri.
Sipas Pacollit sapo qeveria e Edi Ramës t’i hapë dritën jeshile projektit ai do të nisë ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Sapo qeveria t’i hapë dritën jeshile projektit ai do të nisë menjëherë ndërtimin e banesave që ka premtuar. Ndërkohë grupe të tjera biznesesh që kanë premtuar donacione thonë se i kanë përmbushur ato jashtë programit të qeverisë. Dmth i kanë dhënë në mënyrë individuale jashtë thesarit. Por qeveria ka deklaruar se nuk do të njoh asnjë dhurim jashtë programit të saj”, ka thënë gazetari.
Ky është postimi i tij në Facebook:-
“Saktesim per donacionet
Behgjet Pacolli, ish ministri i jashtem i Kosoves thote se ai e ka gati donacionin qe ka premtuar per termetin ne Shqiperi, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.
Zoti Pacolli me ka kontaktuar dje, pas nje shkrimi per donacionet duke me nisur te gjithe korrenspodencen dhe takimet e zhvilluara me qeverine shqiptare per kete ceshtje, ku ka shprehur shqetesimin per vonesat dhe ka kerkuar pershpejtimin e procedurave. Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapsinor te kontraktuar ne Itali qe do t’i hapte rruge nisjes se ndertimit te banesave.
Sips tij, sapo qeveria t’i hape driten jeshile projektit ai do te nise menjehere ndertimin e banesave qe ka premtuar.
Nderkohe grupe te tjera biznesesh qe kne premtuar donacione thone se i oane permbushur ato jashte programit te qeverise. Dmth i kane dhene ne menyre individuale jashte thesarit. Por qeveria ka deklaruar se nuk do te njohe asnje dhurim jashte programit te saj.
https://www.facebook.com/klodian.tomorri/posts/10219037096533043
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...