Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë sonte dhe nesër.
“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Reshjet e shiut do të vazhdojnë sonte dhe nesër në shumë vende. Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesërishme”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”.
“Sasitë mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60mm (l/m2) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm(l/m2)”.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar po ashtu se në javën tjetër mëngjeset do të jenë më ngrica dhe mund të shkaktojnë vështirësi në komunikacion.
Temperaturat minimale gjatë pesë ditëve të ardhshme do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, në viset e ulëta, derisa ata maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradë Celsius.
“Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore do ta karakterizojnë vendin gjatë kësaj periudhe”.
“Reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën për të vazhduar sërish ditën e enjte”.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...