Reshjet e mëdha të shiut kanë ndikuar që 20 familje në Pogragjë e Subllicë të Gjilanit që të mbesin të bllokuar.
Ekipet e Komunës së Gjilanit kanë dalë në terren për të menaxhuar situatën, transmeton arbresh.info
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë të ditur se dëmet nga shiu janë të konsiderueshme.
Njoftimi i plotë:
Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, ekipet e Komunës së Gjilanit janë vazhdimisht në terren për ta menaxhuar situatën.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili po qëndron në vazhdimësi në terren për t’i menaxhuar ekipet e Shtabit Emergjent të aktivizuar nga kryetari Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dëmet nga shiu i rrëmbyeshëm janë të konsiderueshme.
Ai ka bërë të ditur se situatë më rënduar është paraqitur në fshatrat Pogragjë dhe Sllubicë, ku 20 familje që jetojnë përskaj lumit, kanë qenë të bllokuara si pasojë e shkatërrimit të katër urave dhe shembjes së dheut, derisa Komuna u ka dal në ndihmë menjëherë duke krijuar rrugë alternative.
Ismajli ka bërë të dituer se 20 familjeve u janë dhënë pako ushqimore për ta përballuar këtë situatë të rënduar, derisa ka kërkuar nga FSK për montimin e dy urave mobile për ta lehtësuar qarkullimin e banorëve.
Dëme të konsiderueshme ka kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe së shpejti do të dilet me raport preliminar.
Komuna e Gjilanit kërkon nga Qeveria që të ndihmojë me ndonjë fond emergjent për këto zona.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...