Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilin është shqyrtuar Raporti Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017.
Ministri Matoshi tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po angazhohet në përmirësimin e mjedisit duke ndërmarrë veprime në fushën e ujërave të zeza, burimeve ujore, zonave të mbrojtura, mbeturinave dhe kornizës ligjore.
“Gjatë punës së deritanishme të kësaj Qeverie, jemi angazhuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në shumë sektorë, duke përfshirë: furnizimin me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e shtretërve të lumenjve, mbrojtjen e burimeve ujore, menaxhimin më efikas të mbeturinave, mbrojtjen e zonave të mbrojtura si dhe plotësimin e kornizës ligjore në fushën e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor”, deklaroi Matoshi.
I pari i MMPH-së, Matoshi tha se mjedisi në të kaluarën nuk ka qenë prioritet i Qeverisë, dhe kjo situatë sipas tij ka ndikuar në degradimin e mjedisit në Kosovë.
“Raporti i fundit për vitin 2017 i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe raportet e tjera që po bëhen qofshin nga institucionet e Kosovës, apo mekanizmat ndërkombëtar , tregojnë për një gjendje jo të mirë të mjedisit, me gjithë përpjekjet e bëra nga Ministria dhe komunat. Mos dhënia prioritet e mjedisit nga institucionet tona me vite, ka bërë që krahas rindërtimit dhe ndërtimit të vendit, mjedisi të shkatërrohet dhe degradohet”, tha Matoshi.
inistri Matoshi tregoi që në kuadër ta angazhimeve për përmirësimin e mjedisit, me propozimin e MMPH-së dhe të Task Forcës për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Qeveria ka marrë vendim për ndërprerje të thëngjillit në institucionet publike.
“Në kuadër të masave që po mundohemi me i aktivizuar si MMPH, ne i kemi propozuar qeverisë të ndërpres përdorimin e thëngjillit në institucione publike. Qeveria ka pasur kërkesa shtesë, dhe ne i kemi ofruar ato. Andaj javën e kaluar, ne kemi marr vendim në bazë të propozimit tonë që të ndërpresim përdorimin e thëngjillit në institucione publike”, theksoi Matoshi.
Krahas këtyre vendimeve, ministri Matoshi, ka treguar se inspektorët e MMPH-së, së bashku me Policinë e Kosovës, do të fillojnë aksione për konfiskimi të thëngjillit që shitet në rrugë ilegale.
Ministri Matoshi falënderoi anëtarët e Komisionit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratim të ligjeve në fushën e mjedisit.
Ndërsa kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka prezantuar të dhënat e Raportit Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, duke u fokusuar kështu edhe në fushën e ajrit.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit